Korrupsioni TI nuk beson te matjet per Shqiperine
Dje ne diten Nderkombetare te Luftes Kunder Korrupsionit TI publikoi te dhenat ku edhe pse perfshiheshin 86 vende te botes Shqiperia nuk rezulton si pjese e raportit. Anketimi i Transparency International i zhvilluar nga Gallup International ka lene jashte vendin tone ne
pamundesi per te zhvilluar intervistat sikurse ka ndodhur ne vendet e rajonit dhe me gjere. Barometri i korrupsionit eshte nje metodike e Transparency International ku permes sondazheve te zhvilluara jepet edhe shkalla e korrupsionit per shume vende te botes. Edhe vitin e kaluar Shqiperia nuk ishte pjese e ketij raporti. Nderkohe fakti qe Gallup International nuk ka arritur te kryeje sondazhin ne vendin tone nuk perjashtonte kryerjen e ketij sondazhi nga kompani te tjera sikurse per 2010 ka ndodhur me Bangladeshin dhe Mongoline por duket se ne Shqiperi nuk ka ende nje OJF te besueshme e cila mund te marre persiper nje sondazh te tille dhe te dhenat e perpunuara prej saj te merren si te mireqena. Barometri i Korrupsionit nxjerr edhe nje sere tendencash qe po zhvillohen mes qytetareve. E para eshte ajo e humbjes se besimit tek qeveritaret nderkohe qe lufta qe behet kunder fenomenit sipas tyre le shume per te deshiruar. Gjate njoftimit per shtyp Transparency International ve ne dukje se korrupsioni vazhdon te mbetet nje fenomen shqetesues dhe ne rritje ne bote. Nderkohe qe sa u perket vendeve te rajonit perqindja e njerezve qe pranojne se kane paguar ryshfet per nje nga sherbimet varion nga 33 per qind per Turqine deri ne 5 per qind per Kroacine.
Korrupsioni ne Ballkan
Njerezit qe pranojne se kane
paguar ryshfet per sherbimet
Shqiperia nuk perfshihet
Turqia 33 per qind
Bonje-Hercegovina 23 per qind
Maqedonia 21 per qind
Serbia 17 per qind
Kosova 16 per qind
Kroacia 5 per qind