E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore, LSI-ja mbledh kryesinë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur kryesinë e saj. Sipas kryetarit të LSI-së Ilir Meta qëllimi i kësaj mbledhjeje është organizimi i punës për ristrukturimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku 20 shtator do jenë gati listat e kandidatëve për struktuarat e Tiranës për zgjedhjet në këtë parti që do të mbahen më 27 shtator.
Meta ka thënë gjitrhashtu se në qendër të vëmendjes së kësaj mbledhje do të jenë dhe problemet e komunitetit të Tiranës siç është edhe trafiku tepër i rënduar në kryeqytet.
Kryetari i LSI-së Ilir Meta është shprehur se ende nuk është folur për mënyrën se si do të kandidojë kjo parti në zgjedhjet lokale .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›