E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet kryepolici Krenar Ahmeti

Tirane- Nje jave debate mes trikendeshit polici-prokurori-gjykate gjejne te papune shefin e rrugoreve ne Tirane. Pezullohet nga detyra Krenar Ahmeti, drejtuesi i Komisariatit te Policise Rrugore. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burime te zyrtare te policise. Valmir Nikolli eshte komanduar si shef i ri i qarkullimit rrugor per kryeqytetin ne vend te Kryekomisar Ahmetit. Komisar Nikolli do te kryeje kete funksion deri ne momentin qe nga ana e institucionit te akuzes te zgjidhet ceshtja e kryepolicit. Ky i fundit u pezullua pak kohe me pare nga Gjykata e Shkalles se Pare te Tiranes. Por nderkohe vendimi eshte apeluar dhe pritet te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim nga Gjykata e Apelit. Emerimi perkohesisht si i komanduar ne kete detyre i eshte komunikuar Nikollit dy dite me pare nga drejtues te larte te Policise se Shtetit, pasi prej mese nje jave qarkullimi rrugor i kryeqytetit ishte pa nje drejtues. Pezullimi nga detyra per drejtuesin e meparshem Ahmeti u be pas depozitimit te tre kallezimeve penale kundrejt tij nga dy persona, nje prokurore dhe nje ish-efektiv policie.

Pas pezullimit nga Gjykata e Tiranes, Krenar Ahmeti, nuk do te jete me shefi i Komisariatit te Policise Rrugore deri ne perfundim te procesit. Diten e djeshme eshte firmosur nga kreu i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, duke i hapur rrugen drejtesise. Vendimi eshte marre 1 jave pas mases se gjykates dhe po dje eshte komanduar kryepolici i ri. Te henen ka qene Gjykata e Shkalles se Pare e kryeqytetit qe me kerkese te prokurorise, kerkoi pezullimin nga detyra, me qellim marrjen nen hetim te Kryekomisar Krenar Ahmetit. Nderkohe qe diten e shtune Policia e Shtetit ka vendosur qe te pezulloje nga detyra Ahmetin dhe te komandoje ne kete post Valmir Nikollen. Ky i fundit sipas burimeve te policise, ka qene me pare shef i trafikut ne kryeqytet dhe ka punuar se bashku me eprorin e tij ne komisariatin e Policise Rrugore. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Shtetit, Nikolla ka mbaruar Akademine e Policise dhe me pas ka punuar ne sektorin e qarkullimit. Krahas shkolles, ky i fundit ka kryer dhe disa specializime ne vende te ndryshme te Europes. Masa e gjykates solli reagimin e menjehershem te Ministrise se Brendshme. Madje vete ministri Bujar Nishani, me nje leter drejtuar gjyqtares Majlinda Dogga i kerkonte te mos pezullonte Ahmetin pasi kishte punuar shume mire. Por vendimi i dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare te Tiranes, ndaj shefit te Komisariatit te Policise rrugore te kryeqytetit, Krenar Ahmeti, eshte ankimuar diten e djeshme ne Apel, duke kerkuar rrezimin dhe mos pezullimin. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burime te Policise se Shtetit dhe te Ministrise se Brendshme, te cilat te pyetura nga gazeta, kane deklaruar se, "vendimi i shkalles se pare eshte derguar ne Apel, nga ku pritet nje vendim i dyte".

Kane qene dy denoncime te bera ndaj shefit te komisariatit, Krenar Ahmeti, qe prokuroria e kryeqytetit te kerkonte venien nen hetim te tij dhe pezullimin nga gjykata. Prokuroria e Tiranes ka bere te ditur se, "ndaj Ahmetit jane bere denoncime nga prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri dhe Hekura Neza, ish-punonjes policie, nga Durresi". Ahmeti eshte akuzuar nga institucioni i akuzes se kryeqytetit per veprime arbitrare, gjate punes se tij, si shef i Komisariatit te Policise Rrugore te Tiranes, akuze te cilen kryepolici nuk e ka pranuar. Nese Apeli rrezon vendimin e Shkalles se Pare, atehere Ahmeti pritet te riemerohet serish ne krye te rrugoreve.

Nishani: Mos vendosni pezullimin e Krenar Ahmetit

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, i ka kerkuar Gjykates se Tiranes nje jave me pare te mos pezullonte shefin e Qarkullimit Rrugor te Tiranes, Krenar Ahmeti. Kerkesa eshte bere permes nje letre te ministrit, cilesuar prej vete atij, "si kerkese me cilesine e punedhenesit". Nderkohe qe nga ana e gjykates kjo eshte cilesuar si nje akt i paprecedent dhe deri ne nderhyrje ne punen e saj. "Zonja gjyqtare, pa nderhyre ne objektivitetin dhe paanesine e gjykates, e shikojme me vend, t'ju bejme me dije se dy rastet e pretenduara nga organi i akuzes per keqtrajtimin e dy shtetasve, nuk jane motive ligjore qe te kerkohet pezullimi nga detyra i punonjesit te policise, Krenar Ahmeti", thuhet nder te tjera ne leter.

Denoncimi I

Rasti i pare ka ndodhur me date 17 maj kur Ahmeti ka shoqeruar ne komisariat prokuroren Elisabeta Bajri dhe bashkeshortin Agron. Sipas prokurorise, nje efektiv policie ka ndaluar makinen ku ndodhej prokurorja dhe familja e saj dhe i ka marre atyre dokumentet, qe ka sjelle dhe shoqerimin ne polici.

Denoncimi II

Rasti i dyte ka ndodhur me date 25 maj kur Hekuran Neza qe kishte njohje me te, pasi policia i kishte marre pa procesverbal dokumentet e makines. Neza i ka thene Ahmetit se do ta denonconte kete rast ne prokurorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›