E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e presidentit në seancë me votim të hapur?

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, do të miratohet më datë 17 Qershor, ku sipas maxhorancës, opozita nuk ka shfaqur ndonjë qëndrim kundër mbi amendamentet.

“Nuk ka asnjë arsye që deputetët në një manifestim politik që duhet të bëjnë duhet ta fshehin votën, ta fshehin dorën e tyre. Pra, të mungojë transparenca në dhënien e votës. Nuk ka asnjë argument kundër kësaj dhe nuk është artikuluar përveçse nëpër media. Gjatë mbledhjeve të këshillit nuk janë artikuluar qëndrime të ashpra kundër variantit të transparencës së votës” tha deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi.

Si opozita ashtu edhe maxhoranca kanë rëndë dakord në një pikë për ndryshimin e rregullores, ajo që ka të bëjë me lënien më shumë kohë deputetëve të Komisionit të Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave që propozohen nga Presidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›