Vetëvendosja hyn në politikë

Albin Kurti ka vendosur të përfshihet aktivisht në politikë. Ai shpalli të shtunën, pikërisht në pesë vjetorin e themelimit të “Vetëvendosjes” pjesëmarrjen e lëvizjes së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kurti, i cili u paraqit para mediave pas një kohe të gjatë, tha se ky ndryshim i strategjisë nuk është zëvendësim i mënyrave të veprimit, por shtim i tyre.
Sipas tij, ky është një mjet më shumë për konceptin dhe qëllimin e njëjtë.“Kemi vendosur, në parim, për pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen. Pra, përveçqë tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Duket që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë në këtë vit por në vitin e ardhshëm. Do të kemi shumë pengesa e vështirësi. Ato duhet t’i identifikojmë dhe analizojmë hollësisht në mënyrë që t’i tejkalojmë” tha Kurti.
Kurti kritikoi përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës se janë bërë servile të mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë dhe se po punojnë për interesa të tyre personale, e jo për të mirën e qytetarëve dhe të vendit.
“Kosova nuk ka nevojë vetëm për reformim të kësaj gjendje abnormale por edhe për transformim në një gjendje normale. Kosova duhet të bëhet nga një shtet që negocion me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës, në një shtet që negocion me Shqipërinë për bashkim me të; nga një shtet që është në shërbim të tregtarëve të huaj, në një shtet që i mbështet prodhuesit vendorë; nga një shtet i kontrabandës e korrupsionit në një shtet të zhvillimit ekonomik; nga një shtet që e mbikëqyrin ndërkombëtarët në një shtet që u del në ndihmë qytetarëve; nga një shtet që e përdor pakica për të sunduar me shumicën, në një shtet në funksion të mirëqenies së shumicës” tha Kurti.
Kurti tha se Lëvizja VETëVENDOSJE nuk është kundër bashkësisë ndërkombëtare, por kërkon që të jetë pertnere e saj, e jo sevile apo e nënshtruar sic janë sot partitë politike të Kosovës. Për Kosovën, vendimet duhet t’i marrin institucionet e saj, dhe jo bashkësia ndërkombëtare, potencoi disa herë kreu i “Vetëvendosjes”, ndërsa shtoi se tani demonstratave, aksioneve protestuese e tubimeve publike po ua shtojmë pjesëmarrjen në zgjedhje.
Bul Salihu
< I mëparshmi