Gjiknuri: Asnjë votë pa u hapur kutitë
Socialistët nuk do të votojnë asnjë nga ligjet që kërkojnë 84 vota deri kur të hapen kutitë dhe kur në kuvend të mos abuzohet me deputetët opozitarë. Damian Gjiknuri duke folur për Alsat thotë se vota e socialistëve do të jetë kundër në një kuvend ku mbizotëron atmosfera agresive.
“Kuvendi është në ditën e tij më të zezë. Në këto kushte, kur klima është acaruar do të ishte shumë e vështirë që të realizohej konsensusi i nevojshëm për këto ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash. Patjetër që PS është për ecjen përpara, për reformat e këtij vendi, por duhet të krijohet klima e nevojshme në këtë vend për cështjet më themelore që i takojnë qoftë parlamentarizimit, qofte dhe kushtetueshmërisë së qeverisjes në këtë vend” tha Gjiknuri.
Socialistët tashmë janë pjesë e plotë e Kuvendit, por vazhdojnë t’i qëndrojnë kërkesës së tyre për transparencën e zgjedhjeve të kaluara. Ndryshimi i rregullores së Kuvendit dhe ndryshimi i pagesës së deputetëve ka shtuar dozën e konfliktit mes palëve.
“Nëse ka një kompromis politik, nëse ka dhe një zgjidhje për krizën e thellë politike në të cilën jemi futur, nëse Kuvendi trajtohet si arenë debati dhe jo arenë force nga ana e mazhorancës për të ndryshura rregullat brenda natës, patjetër që cdo gjë është e diskutueshme dhe ne jemi atje për të bërë politikë” thotë Gjiknuri.
Dorian Kodra
< I mëparshmi