E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet për qeverinë sot votimi në Kuvend priten debate

TIRANE-Kuvendi do të nisë sesionin e parlamentar me miratimin e dekreteve për ndryshim në kabinetin "Berisha". Rinisin sot punimet e Kuvendit pas pushimeve të fundvitit me nje seance qe pritet të risjelle debatet e forta mes mazhorances dhe opozites. Shfaqja e videos Meta-Prifti dhe doreheqja e zvkryeministrit meta ka rritur ndjeshem tensionin mes dy kampeve.
Presidenti
Sipas burimeve mësohet se presidenti Bamir Topi do të hedhë sot paradite, në ora 09.00 firmën për dekretet e reja për emërim ministrash dhe më pas do ti kalojë menjëherë Kuvendit për ti miratuar.
Kryeministri Sali Berisha i paraqiti të premten zyrtarisht kreut të shtetit propozimet, për të emëruar në postin e zv/kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinaston. Ndërsa postin e ministrit të Ekonomisë, deputetin e LSI-së, Nasip Naçon. Këto ndryshime u bënë pas dhënies së dorëheqjes në mënyrë të parevokueshme të Metës nga posti i zv/kryeministrit dhe të ministrit të Ekonomisë. Ndërkohë që Kuvendit duhet të caktojë dhe deputetin e LSI-së, Vangel Tavo në postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Ndryshimet ne qeveri erdhen si pasoje e doreheqjes qe Ilir Meta dha nga dy postet ministrore ne qeveri, ate te zv/kryeministrit dhe nga posti i ministrise se ekonomise. Meta u dorehoq dy dite pas publikimit ne nje emision televiziv te nje video-pergjimi ku ai dhe Dritan Prifti debatonin per afera korruptive.
Videoja qe turbulloi ujerat politike ne Shqiperi aktualisht ndodhet ne duart e Prokurorise qe ka kerkuar dhe asistence nga jashte per te vertetuar origjinalitetin e videos.
Video-kaseta, kryefjala e Kuvendit
Video-përgjimi Meta-Prifti, pritet të jetë kryefjala e diskutimeve në seancën plenare të datës 17 janar, e para për këtë vit. Burime zyrtare nga Partia Socialiste konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se deputetët e opozitës do t’i orientojnë fjalimet e tyre gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës pikërisht në domosdoshmërinë e largimit të qeverisë Berisha dhe zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, pikërisht tani që sipas tyre video-përgjimi Meta-Prifti faktoi zhvillimin e aferave korruptive në nivelet më të larta të qeverisë.
Akuzat dhe kunderakuzat jane bere me te shpeshta ditet e fundit dhe keto priten te reflektohen edhe ne seancen e pare per kete vit. PS ka lene te kuptohet se doreheqja e Metes nuk eshte e mjaftueshm,e por do te pershkallezoje luften e saj politike si ne Kuvend ashtu edhe me protesta duke nisur nga 21 Janari. Nga ana tjeter mazhoranca eshe shprehur nepermjet dy liderve Berisha dhe Meta se koalicioni mes dy partive do te vazhdoje i palekundur pavaresisht videos te cilen shumica e cileson nje trukim te orkestruar nga kryesocialisti Rama.

Ndërkohë, referuar rendit të ditës së të parës seancë për këtë sesion parlamentar, katër janë çështjet që do të shqyrtohen e kalojnë për miratim, konkretisht “miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 23 dhe datë 27.12.2010; njoftim për miratimin me konsensus nga konferenca e kryetarëve të programit të punës së Kuvendit për periudhën 17 janar - 17 mars 2011; njoftim për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të kalendarit tre javor (17 janar - 3 shkurt 2011) të punimeve të Kuvendit; Akt Normativ nr. 6, datë 22.12.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2010 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar’”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›