Masakron bashkëjetuesin e motrës te Katër Rrugët e Shijakut

Durrës, 26 dhjetor 11:28 NOA – Një 39-vjeçar është masakruar nga dhuna e një të riu i cili pati përplasje të forta me të, duke iu hakërryer pavarësisht faktit se ai është bashkëjetuesi i motrës.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në afërsi të banesës së Ilir Bardhetit, te Katër Rrugët e Shijakut, kur i dyshuari Klodian Kastrati, është konfliktuar për motive të dobëta me 39-vjeçarin.
Policia tha se Kastrati e ka rrahur dhunshëm Bardhetin dhe ky i fundit, për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin rajonal të qytetit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar 34-vjeçarin Klodian Kastrati, lindur dhe banues në Shijak.
I arrestuari përballet aktualisht me akuzën për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.
a.a/NOA