I fundit i “Identikitit” të drogës kapet në kryeqytet
26/12/2008 Ishte mik i Emiliano Shullazit dhe Lutfi Shabanit, të dënuar për trafik droge
TIRANE- Ka përfunduar pas hekurave anëtari i fundit i grupit kriminal “Identikit” që kryesisht veprimtarinë e tij e kishte në trafikimin e lëndëve narkotike. Ai quhet Arben Duraj 34 vjeç dhe njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i të burgosurit Emiljano Shullazi dhe anëtarit tjetër të këtij grupi Lufti Shabanit. Mësohet se aksioni për ndalimin e të lartpërmendurit është bërë nga agjentët e Seksionit Kundër lëndëve Narkotike, pasi ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ekzekutimin e vendimit penal të datës 23 dhjetor 2008, i cili është lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Identifikimi i këtij shtetasi ka ardhur pas transkriptimeve të bisedave telefonike të të ndaluarit Lufti Shabani, i cili është kapur në korrik të këtij viti në rrugën Kavajë-Durrës. Arben Duraj dyshohet se në bashkëpunim me Shabanin kishte mundur të siguronin një sasi prej rreth 15 kilogramë heroinë. Pas gjetjes së lëndës narkotike Lufti Shabani i dënuar vetëm një vit më parë si pjesëtar i grupit “Identikit”, është nisur në drejtim të Durrësit, ku nga porti i këtij qyteti do të tentonte të kalonte heroinën përtej brigjeve italiane. Identifikimi i drejtuesit të makinës me drogë e ka habitur jo pak policinë që mori pjesë në operacionin e zhvilluar afër Golemit. Sipas llogarive, Lutfi Shabani duhej të ishte në qeli, pasi u dënua më 28 maj të vitit 2007 me dy vjet burg për akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Por ka kaluar pak më shumë se 1 vit pas këtij dënimi dhe Shabani u kap me 15 kg heroinë, në operacionin e koduar “Autostrada”. Hetuesit e çështjes mendojnë se Arben Duraj dhe Lufti Shabani janë dy organizatorët trafikut të 15 kg heroinë. Ndërkohë që në vitin 2006, Lufti Shabani u arrestua së bashku me Emiljano Shullazin, Ervin Ferhatin dhe katër persona të tjerë me akuzën e trafikut të drogës drejt veriut të Italisë. Banda e identifikuar më pas me operacionin e koduar “Identikit” kishte trafikuar në drejtim të brigjeve italiane mbi 52 kilogramë heroinë dhe 100 kg përzierës, ndërsa kishin punësuar korrierë nga Gjermania, Turqia dhe Kroacia.