Del Boske: Objektiv, finalet e Botërorit
Vinsente del Boske, trajneri aktual i kampionëve në fuqi të Evropës, Kombëtares së Spanjës, është shumë ambicioz për të ardhmen e ekipit të tij në evenimentet e ardhshme të futbollit ndërkombëtar. "Jemi skuadra më e mirë e Evropës", ka thënë trajneri i "Furie Rosse" në një prononcim të tij për gazetën e përditshme sportive spanjolle "AS". Sikurse ka bërë të ditur vetë tekniku spanjoll, i cili zuri vendin e trajnerit Aragones, menjëherë pas largimit të këtij të fundit në drejtim të skuadrës turke, Fenerbahçe, "objektivi Spanjës është të arrijë në finalet e Botërorit të Afrikës së Jugut. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por për momentin jemi në të njëjtin nivel me skuadra si Argjentina e Brazili".