Uli Hënes: Bekham te Milani? Ekip hollivudian
Drejtori i përgjithshëm i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, e ka komentuar shumë ashpër kalimin e Devid Bekham te Milani: "Një veprim për në Hollivud, thotë ai. Diferenca mes Bajernit të Mynihut dhe Milanit është se te ne luhet futboll, ndërsa tek ata do të bëhet një film si në Hollivud. Unë jam menaxher i një klubi futbolli dhe puna ime nuk është që të merrem me akomodimin e suitës së zonjës Bekham në një hotel. Pyes veten përse Milani ka pranuar të ndjekë një politikë të tillë". Ndërkohë, skuadra kuqezi e Ançelotit ka shtyrë udhëtimin nga Dubai për në vendlindje, për shkak të kohës së keqe që ka prekur Italinë. Kthimi i tyre do të bëhet të premten, direkt në Romë.