Del Boske: Rëndësi ka fitorja, jo numri i sulmuesve
Trajneri i Spanjës, përpara ndeshjes së sotme ndaj Irlandës: Gjithmonë jemi në kërkim të fitores. Në çdo ndeshje, në çdo minutë të saj.
Trajneri i Spanjës, Visente del Boske, ka qenë i pranishëm në një emision televiziv të organizuar nga gazeta Marca, ku ka analizuar situatën aktuale të kampionëve të Europës, pas barazimit me Italinë…
Keni ende probleme me numrin 9?
Jo, nuk përbën një problem. Kemi disa opsioni në atë pozicion dhe kemi aktivizuar vetëm njërin, por nuk besoj se ka vend për shqetësime.
Kemi edhe Fabregasin, por ai ka shënuar rrallë, sepse nëse do të kishte vazhdimësi…
Është avantazh për ne, që të kemi një lojtar si Fabregas, madje është avantazh edhe fakti që kemi grumbulluar Fernando Torres, Navas dhe të tjerët që erdhën në fund. Besoj se debati është përgjithësuar paksa, pasi nuk kemi fituar në ndeshjen e parë dhe së dyti, sepse kemi shumë njerëz në qarkullim që nuk kanë luajtur shumë. Janë të gjithë shumë të mirë dhe ky përbën problemin tonë më të madh.
Na keni thënë pak kohë më parë se, gjëja më e rëndësishme ishte të mos humbej ndeshja e parë, pasi nuk dëshironit të përsërisnit të njëjtën eksperiencë si pas humbjes me Zvicrën. Diçka që të vendos në vështirësi për të ardhmen.
Ne nuk zbresim në fushë për të mbrojtur ndonjë rezultat, apo barazimin. Gjithmonë kërkojmë të fitojmë. Shenja më evidente që kemi është se, kur gjendemi 20 minuta nga fundi i takimit, kërkojmë të marrim topin në çdo cep të fushës, për të ushtruar presing me shpejtësi, ndërsa ata mundoheshin të ngadalësonin tempin, për të ruajtur rezultatin.
E gjithë bota gjen diçka për të na kritikuar, i kemi lexuar në lajmet e fundit në media, si për shembull Mourinjo, Luis Aragonez etj… Por, neve nuk na takon ti mbrojmë ata, a mund të mbroni ju vetveten?
Synoj ta bëj këtë gjë brenda për brenda, sepse e di që ka disa gjëra që nuk mund të thuhen. Besoj se për të mbrojtur veten time nuk është e thënë, që të zihem me dikë. Më duhet të mbroj të gjithë lojtarët, sepse është e nevojshme.
Përpiqemi që në vendimet që marrim, të evitojmë në maksimumin e mundshëm gabimet., por jemi në zotërim të së vërtetës dhe i pranojmë edhe ata që mendojnë ndryshe.
Duke parë komentet dhe opinionet, pasi keni luajtur pa një qendërsulmues të mirëfilltë, nëse plani ka shkuar mirë siç thoni ju, ka ndonjë gjë që është shpjeguar gabim gjatë ditëve të fundit?
Jo, nuk e di, pasi nuk do të japim të gjitha detajet apo shpjegimet. Ne bëmë diçka, të cilën e kishim menduar edhe më parë, e kemi bërë edhe herë të tjera, ashtu siç ka ndodhur edhe nëpër klubet ku luajnë lojtarët tanë.
Ata nuk kanë bërë ndonjë gjë të re, ndërsa ne kemi qëndruar besnikë të idesë së lojës tonë. Ajo që ka ndodhur është e kuptueshme dhe e diskutueshme, pasi kemi shumë lojtarë të mirë dhe, nëse do të aktivizonim ndonjë lojtar tjetër, ndoshta do të kishte njerëz që do të thoshin se pse kemi bërë atë veprim, pse kemi luajtur me 1 sulmues, etj… Gjithmonë gjendet një çështje për tu diskutuar, kur rezultati nuk është favorizues.
Segurola ka thënë se Brazili i viteve 70 ka luajtur pa numrin 9, Barça luan aktualisht pa të gjithashtu dhe këto ekipe kanë dhënë rezultate.
Neve, në këtë moment, na mungon një lojtar si Guti, i cili lidhte lojën midis reparteve. Por, nuk dua të gjej fajtorin tek askush. Pranojmë atë që kemi, një grup lojtarësh të shkëlqyer që luajnë shumë mirë, më pëlqen të luaj mirë dhe, nëse arrij të shfrytëzoj më të mirën, provoj ta bëj pa qenë destruktiv në lidhje me rendimentin tonë.
Dje është diskutuar mbi zërat, sipas të cilave lojtarët e Barçës kanë komentuar se fakti që po luhet pa numrin 9 është një mundësi e artë…
Nuk e di se nga kanë dalë këto gjëra. Sot kam lexuar se Visente është i irrituar, por nuk është e vërtetë. Visente nuk i përdor rrjetet sociale, sepse nuk sjellin asnjë përfitim. Fakti që, një lojtar kërkon të argëtohet duke dhënë informacione dhe duke komunikuar me njerëz të tjerë nuk më shqetëson.
Mediat shkruajnë pa biseduar me mua më parë, kështu që nuk jam i irrituar me asnjë. As me profesionistët që japin këndvështrimin e tyre, sepse janë të detyruar ta bëjnë, por as me publikun, që mendon se jemi duke bërë gjërat gabim. Por, i vetmi motiv që kemi është të dalim fitimtarë, edhe kur opinioni i njerëzve nuk është i njëjtë me tonin.
Jeni i sigurt për këtë?
Shumë i sigurt. Edhe pse disa janë nga Valencia, disa nga Madridi e të tjerë nga Barcelona. Është e pamundur. Jam tërësisht i bindur se do të ecim përpara me një interes unik.
Thonë se Ksavi do të pushojë ndaj Irlandës…
Vërtet? Mirë… (qesh). Por, Ksabi Alonso apo Ksavi? Besoj se katalanasi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme.
Si është Fernando Torres, i irrituar…?
Ai ka luajtur 30 minuta. Kazorla, Mata, Havi Martinez, Lorente e Negredo skanë luajtur asnjë minutë. Për këtë po, që më vjen keq.
Jo, bëhet fjalë për irritim për faktin që nuk ka mundur të shënojë, kur iu dha mundësia…
Mendoj se ka vepruar mirë, mori vendimin për të gjuajtur topin nën portierin, mund të kishte zgjedhur edhe opsione të tjera, por nuk ka problem. Në futboll ka reagime të menjëhershme, që mund të gabohen, asgjë më shumë.
Tashmë e rëndësishme është të mendohet për Irlandën.
Më se e vërtetë. Janë 3 pikë tepër të rëndësishme që do të na jepnin kualifikimin, por nuk pritet të jetë aq e lehtë. Do ta përgatisim me seriozitet këtë sfidë, pasi asnjë ndeshje nuk është e lehtë për ne.
