Del Bosuqe refuzon Interin

Trajneri spanjoll, Vicente Del Bosque, ka refuzuar ofertën e Massimo Morattit, për ta drejtuar Interin. Sipas mediave spanjolle, Del Bosque refuzoi kërkesën e Morattit gjatë verës, që të merrte drejtimin e ekipit nga Milano.
Sipas gazetës AS, trajneri Bosque i tha jo menjëherë ofertës së Interit, pa i mësuar detajet e saj. Po ashtu gazeta shkruan se trajneri i Spanjës, ka refuzuar edhe oferta të tilla sikurse nga Chelsea. "Do ta respektoj kontratën time me Spanjën, që e kam deri më 2014", ka thënë shkurt ai.