Platini: Futbolli italian nuk është në krizë

Presidenti i UEFA, Michel Platini, ka thënë se futbolli italian nuk po vuan nga kriza. “A është futbolli italian në krizë? Nuk besoj në këtë si president i UEFA. Po, kam fituar dy trofe evropianë me Juventusin dhe ata ishin kohë të mira, por jo nuk janë në krizë, pasi vitin e kaluar Interi fitoi Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.
Sipas Platini, futbolli është i përbërë nga cikle dhe theksoi faktin se krijimi i një ekipi nuk është i lehtë. “Megjithatë, ekipet e mira gjithmonë kanë sukses, ato si Real Madrid, Benfica, Inter, Milan dhe Manchester United janë shembujt më të mirë”, ka thënë Platini.