E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan, kritika ndaj Sanchez Flores

Diego Forlan ka sulmuar ish-trajnerin e Atletico Madrid, Quique Sanchez Flores, duke e fajësuar për raportet e tyre të vështira sezonin e kaluar.

Uruguajani humbi rolin tek Atletico në sezonin e kaluar për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin dhe u largua nga klubi spanjoll këtë verë për t`u transferuar te Interi, edhe pse Sanchez Flores ishte zëvendësuar nga Gregorio Manzano.
 

“Ai kishte probleme personale me mua dhe e bëri shumë të qartë, edhe pse unë nuk kisha bërë asgjë keq. Unë nuk kisha absolutisht probleme me të. Quique Flores ka qenë në drejtim të disa ekipeve edhe ai ka pasur probleme kudo që ka qenë. Ne të gjithë e dimë se si punon ky xhentëlmen”, u shpreh ai.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›