France- Rumani percaktuese per kryesuesin e grupit

Franca do të luajë kundër Rumanisë me objektivin e vetëm fitoren, e cila do ta afronte skuadrën e drejtuar nga Laurent Blanc me finalet e kampionatit europian që do të zhvillohet verën e ardshme në Poloni dhe Ukrainë. Francezët forcuan pozitat e tyre në krye të grupit D pas fitores katër ditë më parë në Tiranë, ndërsa në Bukuresht kërkojnë të hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit për në kompeticionit më të rëndësuishëm të futbollit europian.
Për të përmbushur këtë mision, Blank ka bërë të ditur se do të zbresë në fushë me një skuadër të ndryshme nga ajo që luajti kundër Shqipërisë. “kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin. Jemi shumë pranë kualfikimit dhe kjo ndeshje është e rëndësishme. Të gjithë lojtarët e dinë këtë. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, por në fushë do të zbresë një skuadër ndryshe nga ajo që luajti me Shqipërinë”, ka thënë Blank, i cili vazhdon të ketë problem në mbrojtje, megjithë kundër Rumanisë do të kthehet Adil Remy.
Po ashtu, tekniku francez do të mbështet te Karim Benzema, autori i golit të parë kundër Shqipërisë, ndërsa pritet të lerë në stol Malouda për të aktivizuar si titullar Martin. Ndërkohë, fitorja në ndeshjen e fundit kundër Luksemburgut ka rifutur Rumaninë në garë për vendin e dytë, ndërsa matematika i lejon vendasve të synojnë edhe kreun e grupit. Trajneri rumun Viktor Piturka është shprehur se skuadra e tij do të jaopë gjithcka për të fituar përpara tifozerisë së saj.
Nertan Prifti