E Diel, 1 Nëntor 2026

Voltolina rekord te ri kalon me not Otranton

Reth 30 orë në det dhe afërsisht 60 milje të përshkuara me not. Ky është rekordi i ri i Massimo Voltolina, notarit italian, i cili kaloi kanalin e Otrantos për t'u ndalur në tokën shqiptare, pikërisht në brigjet e ishullit të Sazanit. I nisur nga Punta Palascìa të Puglia dhe i shoqëruar nga Rojet Bregdetare italiane e shqiptare, Guardia Di Financia, por edhe një grup specialistësh dhe miqsh, Voltolina arriti të përmbushë rekordin e tij të ri.

Megjithëse udhëtimi u shoqërua me një det të qetë, notari italian hasi vështirësi në brigjet shqiptare ku u përball me dallgë deri në 3 ballë dhe terrenin e thyer shkëmbor të ishullit të Sazanit. Gjithsesi, ai arriti të përmbushë misionin e tij, ndërsa më pas iu desh të rehabilitohej për 3 orë në anijen mjeksore që e shoqëronte.

Ky është rekordi i dytë për Massimo Voltolino, i cili në vitin 2006 arriti të kalonte edhe kanalin e La Mansh. Gjithsesi, sipas atletit dhe organizatorëve kalimi i Otrantos është një urë simbolike mes dy aneve te Adriatikut dhe shenje afrimi mes Italise e Shqiperise.

Festim Llanaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›