E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open Djokovic dhe Federer ne cerekfinale

Novak Djokovic dhe Roger Federer janë kualfikuar për në cerekfinalet e US Open, duke konfirmuar veten si dy nga favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion në turneun amerikan Grand Slam. Raketa numër një e botës mundi 3-0 me sete (7-6 6-4 6-2) rusin  Alexandr Dolgopolov.

Ky i fundit rezistoi vetëm në setin e parë, ndërsa më pas u dorëzua përballë lojës së saktë të Djokovic, i cili i ka shtuar një tjetër fitore ecurisë së tij record në këtë vit. Gjithcka e lehtë për Roger Federer që siguroi biletën për në cerkfinalet e US Open pas fitores në tre sete ( 6-1 6-2 6-0) ndaj argjentinasit Juan Monaco. Zviceriani, i cili e ka fituar pesë herë titullin në këtë turne do të përballet në raundin tjetër me Jo ëilfred Tsonga që siguroi kualfikimin pas fitores me amerikanin Mardy Fish.
 
Vazhdon pa surpriza edhe turneu US Opën për femra, ku numri një i botës Caroline ëozniacki dhe Serena Ëilliams kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Danezja mundi me vështirësi 2-1 me sete Svetlana Kuznetsova. Kjo e fundit fitoi setin e parë, por Ëorzniaci arriti të përmbysë rezultatin për t’u kualfikuar në cerekfinale. I lehtë ishte kualifikimi për Serena ëilliams, e cila trimfoi 2-0 me sete në ndeshjen e saj kundër serbes Ana Ivanovic. Në raundin tjetër amerikania do të përballet me Anastasia Pavlyuchenkova, e cila arriti në cerekfinale pasi eliminoi numrin shtatë të botës, italianen Francesca Schiavone.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›