LSI: Lënia e imunitetit, vendim i drejtë

Pas publikimit të vidjos, ku denoncohej një bisedë e regjistruar në zyrën e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe Zv kryeministrit dhe ministrit aktual të Ekonomisë Ilir Meta, ka reaguar LSI e cila ka përshëndetur vendimin e fundit të bërë publik vetëm pak orë më parë, për lënien e imunitetit te Ilir Metes dhe nisjen e hetimeve ndaj fakteve korruptive.
Tashmë nëpërmjet një letre drejtuar kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, Meta ka kërkuar zyrtarisht lënien e imunitetit, si shprehje e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e shtetit ligjor”.
Petrit Vasili, nën kryetari i LSI, ka kerkuar dhe njekohesisht ka ftuar “çimkat” te bejne te njejten gje.