E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Më pëlqen Liga Amerikane

Pas disa vitesh spekulime për një transferim në Ligën Amerikane të Futbollit, MLS, Alessandro Del Piero përfundimisht ka pohuar se një lëvizje e tillë është e mundshme.
“I dua Shtetet e Bashkuara. Çdo verë jam këtu për pushime. Tashti vëmendja ime është e përqendruar tek Juventusi. Ne fillojmë sezonin dhe më duhet të mendoj për këtë”, ka thënë Del Piero.
Sulmuesi veteran është lidhur me një transferim te Los Angeles Galaxy si zëvendësim për David Beckham ose Juan Pablo Angel në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›