Stekelenburg në Romë

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 23:20
Roma ka pranuar t’ia paguajë Ajaxit 6 milionë euro për transferimin e portierit Maarten Stekelenburg, kanë njoftuar mediet italiane, të martën.
Sipas Sky Sport 24, trajneri i ri i Romës, Luis Enrique e konsideron reprezentuesin holandez si portierin e parë për sezonin e ri dhe Stekelenburg pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Giallorossët.
Stekelenburg pritet të përfitojë 1 milion euro në sezon, ndërsa transferimi i tij përfshin edhe 1 milion euro në formë të bonuseve.