E Diel, 1 Nëntor 2026

De Jong paralajmëron Balotellin

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 22:15

Mesfushori i Manchester Cityt, Nigel de Jong ka paralajmëruar bashkëlojtarin, Mario Balotelli të mos e çojë huq talentin e tij duke shkaktuar incidente në fushë dhe jashtë saj.

“Kam luajtur me futbollistë me karaktere të çuditshme në të kaluarën, por kjo është hera e parë që kam parë diçka të tillë”, tha de Jong për rastin e fundit, kur Balotelli u zëvendësua menjëherë, pasi u mundua të shënojë me thembër, derisa ishte i vetëm përballë portës kundër LA Galaxysë.

“Ai duhet t’i rregullojë këto gjëra përndryshe do të çojë huq talentin e tij”, përfundoi holandezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›