E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të shënoj

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 22:50

Sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres është zotuar se do të shënojë gola në sezonin e ri. Torres, i cili realizoi vetëm një herë në 18 paraqitje, mbetet brengë për Chelsean, pasi nuk ka gjetur golin as në dy ndeshjet e turneut në Azi, para fillimit të sezonit të ri në Premierligë, më 14 gusht. Por ai i hodhi poshtë ato.

“Jam 27 vjeç. Mos u brengosni, sepse nuk kam harruar të shënoj gola. Do të shënoj”, tha ylli spanjoll. “Do të jetë nj sezon i madh. Forma ime është në rregull, është koha të jem në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›