Hamsik mbetet në Napoli

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 21:30
Ylli i Napolit, Marek Hamsik ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij te rivali nga Serie A, kampioni Milan duke insistuar se dëshiron të mbetet në San Paolo.
“Milan? Kurrë nuk më është hequr mendja nga Napoli. E dua qytetin dhe asnjëherë nuk kam menduar për largim nga klubi. Mezi pres fillimin e sezonit të ri”, tha Hamsik për të përditshmen sportive italiane, Gazzetta dello Sport.
Disa javë më parë, reprezentuesi sllovak ishte cituar duke thënë se mirëpret transferimin në San Siro.