Del Piero, fanella më e shitur e Juventusit

Edhe pse më herët gjatë këtij afati kalimtar u largua nga klubi, fanella më e shitur deri më tani gjatë verës është ajo e Alessandro del Pieros.
E përditshmja sportive italiane Tuttosport ka njoftuar të premten se numri 10 i tashmë ish kapitenit të Bianconerëve vazhdon të jetë fanella më e shitur në dyqanet e klubit. Pas 19 vitesh me Juventusin, Del Piero u largua nga klubi si kampion i Italisë, pas skadimit të kontratës me gjigantin torinez.
Përveç fanellës së tij që vazhdon të blihet nga tifozët, koret me emrin e tij nuk mungojnë gjatë përgatitjeve të skuadrës për sezonin e ri.