E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry, i pafajshëm

Kapiteni i Chelseat, John Terry është shpallur i pafajshëm nën akuzën për fyerje racore ndaj qendërmbrojtësit të Queens Park Rangers, Anton Ferdinand pas gjykimit pesë ditor në Westminster Magistrates Court.

Duke shqiptuar vendimin, gjykatësi Howard Riddle ka thënë se nuk do ta lexojë tërë vlerësimin sepse do të merr shumë kohë, por përmendi pikat kryesore.

“Çështja për gjykatën nuk është nëse zotëri Terry është racist, kam marrë dëshmi të mjaftueshme se nuk është. Çështja është nëse zotëri Terry përdori gjuhën ofenduese. Përgjigja është jo, dhe ai është i pafajshëm”, deklaroi Riddle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›