E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero, gati për ndeshjen e 800-të

Alessandro Del Piero është gati ta zhvillojë ndeshjen e 800-të në karrierën profesioniste. Veterani italian iu bashkua këtë sezon ekipit australian Sydney nga Juventusi, ku e kaloi pothuajse tërë karrierën.

“Jam i nderuar, nuk e kam menduar se do ta zhvilloja ndeshjen e 800-të këtu, jo vetëm për faktin se jam larg Italisë, por sepse janë shumë ndeshje”, deklaroi ‘Alex’ për Sky Sport. “Jam me fat që kam luajtur aq shumë dhe që jam mirë fizikisht, jam i lumtur. Dëshiroj ta shijoj të dielën ndeshjen dhe kjo arritje, me një fitore eventuale do të ishte e rëndësishme për ne”, vazhdoi Del Piero, që e pranon se tifozët e Juventusit mendojnë gjithmonë për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›