Falcao, një makinë e golit

Adrian Lopez e ka ndarë kohën ta lavdërojë bashkëlojtarin nga Atletico Madridi, Radamel Falcao, si rrjedhojë e startit impresionues të sezonit të ri për të.
Përfaqësuesi kolumbian ka realizuar 12 gola në 8 ndeshje zyrtare për ‘Los Rojiblancos’.
“Ne nuk dëgjojmë se çfarë thonë mediat për të ardhmen e Falcaos. Mirëpo, është normale që çdokush flet për të sepse ai është një makinë e golit”, deklaroi Adrian për të përditshmen sportive AS.
Adrian ka kontratë me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2015 dhe e pranon se do të qëndrojë në Madrid sa të mundet.