Del Piero hyn në histori, tani 300 gola në karrierë
ROME- Alesandro Del Piero ka arritur sot kuotën e 300 golave në karrierë, një shifër e frikshme për çdo futbollist. Kapiteni i Juventusit realizoi një dopietë në barazimin 3-3 ndaj Sienës në minutat 2’ dhe 7’, duke u konfirmuar si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit italian.
Në detaje, ai ka realizuar 269 gola me fanelën e Juventusit, 27 me ekipin kombëtar të Italisë, 3 me përfaqësuesen Shpresa të këtij vendi dhe 1 me Padovën. Sot, pas arritjes së kësaj kuote, në tribunë ka festuar edhe bashkëshortja Sonia Amoruzo, e cila mbante veshur një fanelë dedikuar pikërisht rekordit të “Pinturikios”. Goli i parë ishte një “shëtitje”, por Aleks u gjet i gatshëm për ta dërguar në rrjetë. Ndërsa, i dyti ishte një kryevepër.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)