E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në zonat e përmbytura në Korcë: Dëmshpërmblimet, vec premtime

KORCE- Rrugëtimi i kreut të PS në qarkun e Korcës është ndalur në fshatin Sheqeras , tokat e të cilit janë përmbytur nga rreshjet e ditëve të fundit. Në bashkëbisedimet me banorët, lideri i opozitës, Edi Rama ka dëgjuar ankesat e tyre se ata nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga qeveria.

“Mos mendoni qe atyre në Shkodër u kanë dhënë ndonjë gjë, llafe u kanë dhënë dhe premtime mbas premtimesh por ende asgjë. Mos mendoni që ata kanë marrë dhe ju nuk po merrni, askush nuk po merr ” u shpreh kryesocialisti.

Rama tha se me të tilla ankesa, kur qeveria i ka lënë pas dore shtetasit e saj, ai është përballur edhe shumë fshatra të përmbytur në Shkodër.
Edhe njëherë tjetër , Rama i ka bërë thirrje kreut të qeevrisë që të bëjë transparencën e zgjedhjeve e 28 qershorit , në të kundërt të largohet nga pushteti.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›