E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitje dherash në Garunjas të Lushnjes, rrezikohen disa banesa

Vazhdon të krijojë probleme rrëshqitja e tokës në komunën e Ballagatit. Fenonemi ditët e fundit ka marrë përhapje edhe në fshatin Garunjas, ku rrezikohen edhe banesat, përveç shumë dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitja e tokës në të mbjella e frutikulturë. E gjithë kodra e njërës prej lagjeve të këtij fshati ka pësuar rënie masive, duke krijuar ankth ndër banorët e fshatit. Më e rrezikuar është banesa e Bujar Bllikut, i cili prej ditësh sheh ti afrohet gjithnjë e më shumë gremina e cila mund të përpijë banesën e tij, pasi kjo e fundit është vetëm 2 metra larg humnerës. Blliku ndihet i pafuqishem për të përballuar pasojat që mund ti shkaktohen dhe kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore.
Rastat janë të shumta në komunën e Ballagatit dhe të Hysgjokajt dhe deri më tani, përveç çadrave që kanë marrë banorët nuk kanë përfituar asnjë fond për riparimin e banesave të tyre. Ndërkohë që nga shtabi i emergjencave janë evidentuar të gjitha problemet dhe priten fonde nga qeveria për zbutjen e pasojave të fenomenit të rrëshqitjes së tokës ku në këto dy komuna janë deri më tani 46 shtëpi të pabanueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›