Lajm i rremë në TV: Presidenti u vra, Gjeorgjia në panik
GJEORGJI- Paniku ka përfshirë gjithë Gjeorgjinë për një pushtim të mundshëm nga Rusia. Një televizion vendas transmetoi një lajm sipas të cilit tanket ruse kishin pushtuar kryeqytetin dhe se presidenti i vendit ishte vrarë. Televizioni Imedi solli në pamje dhe imazhet e luftës së vitit 2008 mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, por më pas raportoi se i gjithë ky lajm ishte fals.
Por tashmë lajmi kishte marrë dhenë dhe njerëzit të alarmuar kanë telefonuar njëri tjetrin dhe dhjetëra vetë kanë vrapuar nëpër rrugë. Rrjetet telefonike ishin më të ngarkuara se kurrë nga telefonatat e shumta. Televizioni Imedi tha se qëllimi i lajmit ishte të tregonte se si ngjarje të tilla do të perceptohen në popull, në rast se presidenti vritet.
Për një cast shumë gjeorgjianë besuan se historia po përsëritej. Kanë kaluar 18 muaj që kur tanket ruse hynë në territorin gjeorgjian. Me një tjetër lajm , televizioni proqeveritar Imedi shfaqi pamje arkive të luftës duke bërë dhe komente se si figurat e opozitës do të shfrytëzonin këtë situatë dhe do të merrnin pushtetin pas vrasjes së presidentit Sakashvili.
Më pas , kur u tha se lajmi ishte thjesht një simulim i ngjarjeve të mundshme, qetësia u rikthye në të gjithë vendin. Disa media e kanë komentuar si një ironi ndaj politikanëve të opozitës që janë nisur në Moskë për të takuar Kryeministrin Putin.
Më të zhgënjyerit kanë qenë gazetarët e mediave të tjera , të cilët nga neveria për këtë lajm të rremë kanë protestuar përpara televizionit Imedi që simuloi këtë pushtim dhe nxiti panikun në të gjithë vendin.
(e.n/News24/BalkanWeb)