Min.Financave akuza Ramës: Sajoi krizën ekonomike
TIRANë -Ministria e Financave akuzon kreun socialist Edi Rama për krizë të sajuar ekonomike. Sipas këtij dikasteri rritja ekonomike prej 3% gjatë vitit 2009, si dhe rritja e depozitave me 18 miliardë lekë vetëm për muajin janar të këtij viti tregon për përmirësim të vazhdueshëm të ekonomisë në vend dhe kapërcimit të krizës.
Në një konferencë për shtyp, zv/Ministri i Financave, Alfred Rushaj tha se, “vetëm dy ditë më parë FMN deklaroi se shpifjet e opozitës për krizë ekonomike janë të pavërteta".
Sipas tij, "kryetari i opozitës i ndodhur në krizën më të thellë të vet politike, i vetizoluar nga interesat e shqiptarëve, nga aspiratat e tyre dhe nga e vërteta e zhvillimeve në ekonominë e vendit, përpiqet të sajojë përpara opinionit publik një krizë virtuale që në të vërtet eksiton vetëm në mendjen e tij”.
(e.n/BalkanWeb)