Del Piero i lumtur: “Fitore e rëndësishme”
“Një fitore shumë e rëndësishme”. Kapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero, e gjykon kështu përmbysjen e bardhezinjve ndaj një Udineze në formë të shkëlqyer. “Në pjesën e parë, - shpjegon kapiteni legjendar, - na vunë poshtë, duke kaluar edhe në avantazh. Në pjesën e dytë reagimi ynë bëri që të marrim në dorë ndeshjen, duke ushtruar presion për çdo top dhe me agresivitet maksimal”. Punën tjetër e bënë Kamoranezi dhe Iakuinta. “Ishin dy gola shumë të bukur dhe që na lejuan
tri pikë”.
Kalçopoli, Juventus humb tifozët
Në dy vjet, çështja “Kalçopoli” dhe rënia në Serinë B, Juventusi ka humbur 1,4 milionë tifozë. Lajmin e bën të ditur një kërkim i organizuar nga “Stage Up-Ipsos”. Tifozët bardhezinj nga 8,42 milionë që ishin në sezonin 2004-2005 kanë zbritur në 7.03 milionë në sezonin 2006-2007. Milani është klubi që ka rritjen më të madhe (+33%), që me 4.83 milionë tifozë ka kaluar edhe Interin (4.32 milionë). Zikaltërit kanë një rritje prej 14 %. Në rritje janë edhe Fiorentina e Palermo. Në rënie janë Kaljari, Roma dhe Lacio.
12 Shkurt 2008