E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Shkencave përkujton Çabejn në 100-vjetorin e lindjes

Gjithashtu, ASH-ja organizon edhe një konferencë shkencore për Kongresin e Alfabetit.Aktivitetet do të zhvillohen në bashkëpunim edhe me Akademinë e Arteve të Kosovës
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka vendosur dje që të përkujtojë dy ngjarje të rëndësishme kulturore e shkencore në historinë e kombit tonë, siç janë Kongresi i Manastirit dhe 100-vjetori i lindjes së Prof. Eqrem Çabej. Kongresi i Alfabetit, siç thërritet ndryshe Kongresi i Manastirit, ishte forumi kombëtar që unifikoi alfabetin e gjuhës shqipe. I mbledhur qysh më 4 shkurt, sesioni i Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ka vendosur që këto dy ngjarje të përkujtohen nëpërmjet organizimit të konferencave shkencore. Ndërkaq, janë marrë masat përkatëse me përfaqësues në komision nga Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve Albanologjike, Fakulteti i Filologjisë së UT-së, si dhe Universitetet e Gjirokastrës, Elbasanit dhe Shkodrës. Sipas deklaratës për shtyp të këtyre komisioneve, veprimtaritë për Kongresin e Manastirit dhe për nderimin e gjuhëtarit Eqrem Çabej do të realizohen në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe qendra të tjera albanologjike.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›