Qipro, super klube, por një kombëtare skandaloze
TIRANE - Xhani De Biazi nuk i beson aspak kombëtares së Qipros, duke deklaruar se rritje e nivelit të klubeve të saj, ka çuar në përmirësimin e përfaqësueses. Por, është fakt se vendi ishullor ka statistika të frikshme në aspektin negativ sa u përket ndeshjeve zyrtare. Qipro hyn tek ekipet më modeste të kontinentit, megjithëse në eliminatoret e fundit të kampionatit europian, mori një barazim të bujshëm në shifrat 4-4 ndaj Portugalisë në transfertë. Edhe pse në vitet e fundit, klubet qipriote kanë bërë hapa gjigandë në Kupat e Evropës, kombëtarja e këtij vendi regjistron 189 humbje në ndeshjet totale, ku përfshihen kualifikueset e Europianit, të Botërorit dhe miqësoret. Ecuria e klubeve duket se lidhet më shumë me blerjet e suksesshme të lojtarëve në perëndim të karrierës, të cilët kanë shtuar përvojën e këtyre ekipeve dhe kanë rritur jo pak cilësinë. Është fakt se në vitet e fundit, Apoel Nikozia, Anorthosis Famagusta apo Omonia Nikozia, kanë bërë hapa të pabesueshëm në kompeticionet europiane, por nuk ka ndodhur kështu me klubet.
Shifrat
Kombëtarja e Qipros ka luajtur në total 300 ndeshje, duke fituar 57, barazuar 54 dhe duke humbur 189, duke përfshirë këtu sfidat zyrtare e miqësore. Praktikisht, kjo skuadër humbet 70 % të ndeshjeve të saj. Në këtë aspekt, ndryshimi me Shqipërinë ekziston, pasi përfaqësuesja kuqezi, sidomos në vitet e fundit, ka humbur më pak se 50 % të ndeshjeve. Por, sa u përket takimeve zyrtare, shifrat janë akoma më të frikshme. Qipro ka luajtur në total 188 ndeshje, duke humbur 141 prej tyre, ose afro 75 % të numrit total. Ajo regjistron në total 23 fitore dhe 24 barazime në eliminatoret e Europianit e Botërorit, shifra që për hir të së vërtetës qëndrojnë poshtë rezultateve të Shqipërisë. Sa u përket golave në ndeshje zyrtare, Qipro ka realizuar 141 dhe ka pësuar 517, pra mesatarisht 3 gola për ndeshje.
Lojtarët
Elias Harallambus te Vaslui i Rumanisë, Sinisha Dobrasinoviç te Zhetisu i Kazakistanit dhe Konstandinos Makrides te Metalurg Donjeck i Ukrainës, janë tre futbollistët e vetëm qipriotë që luajnë jashtë ishullit. Kombëtarja e Qipros bazohet thuajse totalisht te lojtarët e kampionatit vendas, të cilët gjithsesi luajnë me ekipe si Anorthosis, Apoel, Ael Limasol apo Omonia Nikozia, skuadra që kanë avancuar gjithnjë në turet e Kupave të Evropës. Kësisoj, edhe pse ka një numër shumë të vogël futbollistësh që luajnë jashtë vendit, madje dhe ata në ekipe lindore, kombëtarja e Qipros nuk është totalisht pa eksperiencë. E megjithatë, në eliminatoret e fundit ajo arriti 2 barazime dhe 6 humbje, duke qenë në një grup me ekipe si Danimarka, Norvegjia, Portugalia e Islanda. Ajo pësoi në total 20 gola dhe shënoi vetëm 7.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)