E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero vazhdon me gola (video)

Alessandro Del Piero ndihmoi skuadrën e tij Sydney FC të përmbysë rezultatin dhe mposht Perth Gloryn 2-1 në kuadër të xhiros së katërt në A-League të Australisë.

Ish kapiteni i Juventusit shënoi golin e tij të tretë për Sydneyn, duke barazuar rezultatin nga penalltia në minutën e 58-të kur edhe Perth Glory mbeti me 10 futbollistë pas përjashtimit të Steve Pantelidis për ndërhyrjen si lojtar i fundit ndaj Brett Emertonit.

Kurse, golin e fitores për Sydneyn e realizoi Emerton në minutën e 70-të. Kjo ishte fitorja e dytë e njëpasnjëshme për Sydneyn.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›