E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmanget një sulm terrorist në Indonezi

Policia në Indonezi deklaroi se ka arrestuar 11 persona, që dyshohet se po planifikonin të godisnin objektiva Perëndimorë.

Sasi eksplozivi dhe materiale për prodhimin e bombave u gjetën në disa banesa të përdorura nga militantët, që ishin një grup i sapoformuar.

Mes objektivave, sipas policisë lokale, ishte ambasada amerikane në kryeqytet dhe një kompani e minierave.

Një ofensivë kundër militantëve islamikë në Indonezi nisi pas bombardimeve të vitit 2002 në Bali dhe që atëherë ka pasur arrestime të shumta, që kanë vazhduar deri në muajt e fundit.

Të dyshuarit u arrestuan pasi policia bastisi katër lokacione. Ata dyshohen se po planifikonin të sulmonin ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Xhakarta dhe konsullatën amerikane në Surabaja.

Zyrat e kompanisë minerare “Freeport-McMoran” ishin gjithashtu mes shënjestrave të grupit, ka bërë të ditur policia.

Të arrestuarit rezultojnë të jenë anëtarë të një grupi militantësh të formuar së fundmi, të quajtur Lëvizja Sunite për Shoqërinë Indoneziane, ose HASMI.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›