Del Ponte, mungesë profesionalizmi dhe keqinformim
Që diçka nuk shkonte mirë me ish-kryeprokuroren e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës mund të vihej re me lehtësi qëkur ishte në detyrë. Mjafton të vërehet se gjatë kohës që kreu këtë funksion kaq delikat, për tragjedinë e kobshme që pllakosi Kosovën, nuk gjykohej apo akuzohej asnjë ushtarak apo zyrtar serb, por tre ish-luftëtarë shqiptarë. Për Del Ponten nuk përbënte asnjë rëndësi fakti se ajo luftë qe krejt e padrejtë dhe e pabarabartë, se njëra palë përbëhej nga trupa të rregullta ushtarake e paraushtarake të armatosura me mjetet më moderne, ndërsa pala tjetër ishte popullsi civile.
Për asnjë çast Del Ponte nuk reflektoi mbi pozitat prej xhelati të palës serbe dhe ato prej viktime të palës kosovare. As që i interesonte se forcat e armatosura serbe i ishin sulur popullsisë së pambrojtur kosovare me qëllim shfarosjen dhe shpërnguljen e çdo shqiptari dhe se kosovarëve u duhej të mbronin veten nga eliminimet fizike dhe dëbimet masive. Konsideroi të barabartë makinën ushtarake serbe që vuri në jetë atë gjenocid të kobshëm - të cilin e shihte të pasqyruar rregullisht nëpër të gjitha mediat botërore - me atë segment të popullsisë kosovare që vendosi të kacafytej me xhelatët e tyre për të shpëtuar familjet dhe popullin nga zhdukja e plotë.
Për habinë e opinionit shqiptar dhe atij botëror, përpara gjykatësve të Hagës, ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj u përball me të njëjtat akuza për të cilat gjykohej deri para vdekjes famëkeqi Slobodan Milosheviç, për krime kundër njerëzimit. Nuk dimë si do ishte ndjerë opinioni publik botëror sikur në Gjykatën e Nurembergut, përkrah Rudolf Hesit, Albert Shpirit, Herman Geringut e të tjerëve, të gjendej edhe ndonjë luftëtar hebre që nuk kishte pranuar fatalitetin e shfarosjes, por që kishte rrëmbyer armët e qe kacafytur me nazistët.
Edhe më irracionale është deklarata e bërë përmes librit të publikuar nga ish-prokurorja tani që prej disa muajsh nuk është më në detyrë. Në libër, Del Ponte tregon se kishte dijeni për transferimin përtej kufirit shqiptar të njëqind deri treqind të burgosurve ushtarakë dhe civilë serbë, të cilëve u janë hequr organe të brendshme me qëllim trafikimin. Shpjegon gjithashtu se nuk i qe vënë pas kësaj piste për pamjaftueshmëri provash.
Deklarata përlyen jo vetëm luftën për liri dhe tragjedinë e kosovarëve, por hedh një dritë shumë të keqe edhe mbi vendin tonë, duke qenë se ish-kryeprokurorja tregon me gisht edhe pikën gjeografike të vendit ku serbëve u hiqeshin organet. Për fat të mirë, Haga zyrtare nxitoi menjëherë të shkëpuste çdo qëndrim të vetin nga deklarata e papërgjegjshme e Del Pontes, duke nënvizuar se edhe për këtë institucion hamendësimet qenë krejt të pabaza.
Edhe më i ashpër qe reagimi i ministrit tonë të Jashtëm, Lulzim Basha, i cili gjatë takimit me ministrin e Jashtëm dhe zv/kryeministrin bullgar, Ivailo Kalfin, e quajti librin, ku Del Ponte servir këtë fakt, "libër me trillime absurde", por që janë jo vetëm të pamoralshme, por edhe të dënueshme penalisht. Për ministrin tonë të Jashtëm përbëjnë veç trille që përdoren nga qarqe të caktuara për të deligjitimuar "luftën e drejtë të popullit të Kosovës, pavarësinë e saj, si dhe për të njollosur imazhin e shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri".
Ajo që i jep shijen më të keqe këtij qëndrimi absurd është se fakti serviret përmes fjalëve të asaj që duhet të ishte juristja më e pagabueshme e globit, duke qenë se ka përfaqësuar organin e akuzës në gjykatën më delikate të gjithë rruzullit. Pozicioni që mbuloi për disa vite nuk i lejon asnjë lloj përfshirjeje emocionale apo interpretimi të bërë në bazë të informacioneve pak të besueshme, apo, më keq akoma, të servirura qëllimisht. Dhe duhet thënë se informacione pak të besueshme kishte me bollëk në atë kohë, falë aktivitetit sistematik dezinformativ të shërbimeve të fshehta dhe të mediave serbe.
Mjafton të kujtojmë rastin e Raçakut që bindi ndërkombëtarët se mbi popullsinë kosovare po ushtrohej gjenocid i mirëfilltë dhe njëherësh shënoi edhe fatin e luftës së Kosovës. Zyrtarët dhe ushtarakët serbë u përpoqën ta servirnin masakrën ndaj civilëve shqiptarë të paarmatosur si dyluftime mes forcave të armatosura serbe me rebelët kosovarë.
Bëhet fjalë pikërisht për 15 janarin e vitit 1999, kur një komandant serb raportoi se 15 guerrilas kosovarë u vranë gjatë një përplasjeje të armatosur në Raçak, pa asnjë humbje në njerëz nga ana e forcave serbe. Për fatin e mirë të kosovarëve, Uilliam Uolker, diplomati amerikan i dërguar në Kosovë me misionin e monitorimit të terrorit serb, bashkë me grupin e vet të vëzhguesve, mbërritën në vendngjarje përpara se trupat jugosllave të arrinin të fshihnin provat dhe të sajonin një histori të besueshme. Ajo që panë me sy nuk mund të interpretohej në asnjë formë tjetër: e gjetën veten teksa ecnin nëpër shtratin e një përroi të mbushur me trupa pa jetë pleqsh e djemsh të vegjël, të gjithë të bërë shoshë nga plumbat, madje disa edhe të gjymtuar.
Kur Uolkeri e denoncoi vrasjen si masakër, makina propagandistike e Milosheviçit doli me versionin e saj të ngjarjeve. U deklarua zyrtarisht nga autoritetet dhe mediat serbe se që të gjithë të vrarët qenë pjesëtarë të UÇK-së, të cilët qenë veshur gjatë natës nga ana e njerëzve të Uolkerit me rroba civile, ndërkohë që vetë diplomati u akuzua për shtrembërim faktesh.
"Më duhet ende të takoj ndonjë njeri që ishte me mua në këtë kodër atë ditë dhe nuk arriti në të njëjtin përfundim me mua - që këta njerëz qenë nxjerrë nga shtëpitë nën forcën e armëve, ndërkohë që vetë qenë të paarmatosur dhe u ekzekutuan. Qenë veshur me ato rroba me të cilat punonin nëpër ara, çizme të mëdha dhe rroba që mbajnë rëndom fshatarët", tregoi diplomati më pas në një intervistë.
Në të kundërt të ish-kryeprokurores, megjithëse dinte mirë se në Kosovë kishin nisur masakrat serbe, Uolker nuk pranoi të mbërrinte në asnjë përfundim zyrtar pa u siguruar për provat. A mos duhet të ishte i tillë edhe qëndrimi i ish-kryeprokurores, e cila, për më tepër, është në dijeni të hetimeve të kryera nga hetues ndërkombëtarë që dëshmuan se nuk ekzistonte as edhe një provë e vetme për këtë akuzë, gjë që u pranua publikisht më parë dhe u përsërit edhe tani nga Haga zyrtare. Duhet nënvizuar se bëhej fjalë për një zonë të kufirit shqiptar, që në atë kohë gëlonte nga gazetarët e huaj e shqiptarë, nga punonjësit e OJQ-ve e nga shumë aktivistë organizatash bamirëse. Do të ishte çudi që kësaj ushtrie t‘i ketë shpëtuar nga vëmendja prania e klinikave të tilla makabre, ku prokurorja pretendon se u janë hequr organet dy-treqind të burgosurve serbë.