Divjakë, 40 të vdekur marrin tokë...!
40 të vdekur në Divjakë janë ngjallur dhe kanë marrë tokë...! Ngjarja e rrallë dhe e pabesueshme ka ndodhur në Bashkinë e Divjakës, ku firmat e dyzet personave të vdekur figurojnë të kenë firmosur në kontratat e lidhura nga Bashkia e Divjakës.
"Fiks Fare" denoncoi dje fenomenin e çuditshëm, që ka ndodhur në këtë bashki dy vjet më parë. Gjithçka ndodhi pas miratimit të një vendimit të Këshillit të Ministrave në vitin 2004, që mban firmën e ish-zv/kryeministrit Namik Dokle. VKM transferoi në pronësi të Bashkisë së Divjakës një sipërfaqe toke. Këto toka kaluan në pronësi të Bashkisë së Divjakës për t‘i përdorur për menaxhimin e Parkut Kombëtar dhe të zonës së mbrojtur të ekosistemit të Divjakës.
Por ky vendim i Këshillit të Ministrave kishte një klauzolë. Bashkisë së Divjakës i ndalohej kategorikisht të ndryshonte destinacionin e këtyre pronave, t‘i tjetërsonte apo t‘i jepte në përdorim. Bashkia, jo vetëm që nuk e respektoi këtë, por u dha tokë edhe banorëve të vdekur. Kryetari i Bashkisë së Divjakës, pikërisht nga kjo sipërfaqe, i ka dhënë vjehrrës së tij, znj. Ana Llambi Hiçi, plot 12 mijë hektarë tokë, ndërkohë që as nuk duhet ta shiste dhe as ta jepte në përdorim.
Nëse shikon listën e personave që kanë përfituar tokë në vitin 2006, nga sipërfaqja e kaluar në pronësi të Bashkisë së Divjakës, me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 792 dt 26.11.2004, shikon se midis emrave të banorëve, ka edhe dyzet persona që ishin ndarë nga jeta para vitit 2006, kohë kur është bërë kjo ndarje. Në këto dokumente janë pikërisht firmat e personave që nuk ishin në këtë jetë në kohën e ndarjes së tokës. Megjithëse kishin vdekur, ata kanë firmosur për marrjen e tokës...! Midis personave të ndarë nga jeta dhe që ‘kanë marrë tokë‘, madje edhe kanë firmosur për të, është edhe babai i kreut të Bashkisë së Divjakës, i ndjeri Kroni Gorea. Ai ka marrë 3100 metra katrorë tokë!!! Pak metra larg varrit të të ndjerit Gorea, ndodhet varri i babait të nënkryetarit të Bashkisë së Divjakës, i cili ka vdekur 12 vjet më parë, por që ka firmosur në vitin 2006 për të marrë pesë mijë metra katrorë tokë.
Kur e pyetëm kryetarin e bashkisë, z. Irakli Gorea, se a është firma e babait të tij ajo që figuron në dokumentet e tokës së ndarë në vitin 2006, ai konfirmon se nuk është firma e të ndjerit, por e njërit prej të afërmve të tij që ka firmosur për të. Siç duket, e njëjta metodë është përdorur edhe për 39 të vdekurit e tjerë të Divjakës, të cilët kanë marrë tokë, ndërkohë që ishin të vdekur ditën e ndarjes së saj, por që ... kanë firmosur! Veprimin e tij, kreu i bashkisë e justifikon me hapësirën që i lë Ligji 7501, ndërkohë që asnjë ligj nuk lejon falsifikimin e firmës së dikujt. Kreu i shoqatës së kryetarëve të qarqeve, z. Tasim Mema, shpjegoi për emisionin "Fiks Fare" se Ligji 7501 u jep tokë të gjithë atyre personave që në datën 1 gusht 1991 ishin pjesëtarë të kësaj bashkie dhe toka është ndarë në bazë të frymëve.
Gjithashtu, një vendim i Këshillit të Ministrave për tokën, konkretisht vendimi 531 u jep të drejtën për t‘u pajisur me tokë personave, të cilët në momentin e ndarjes e kanë refuzuar, atyre që nuk janë plotësuar me tokë dhe familjeve të persekutuara që kanë qenë në internim në momentin e ndarjes. Për sa i përket rastit të personave të vdekur dhe që kanë marrë tokë, zoti Mema shpjegon: "Personat, të cilët kanë marrë me tokë me Ligjin 7501 dhe më pas kanë vdekur, këtë tokë e marrin trashëgimtarët e tyre. Nëse do të bëhet ndonjë rindarje tjetër, këta persona, të cilët kanë vdekur, nuk përfitojnë".
Dosja
Prokuroria, hetime për ndarjen
Procesin e ndarjes së tokave në vitin 2006 në Divjakë është duke e hetuar Prokuroria e Lushnjës. Po kështu, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar verifikime në dokumentacionin që ndodhet në këtë bashki, pikërisht për këtë problem. Asnjë prej këtyre institucioneve, sipas kryetarit të Bashkisë së Divjakës, nuk ka dalë në ndonjë përfundim.