Montgomeri, në burg për tregti droge
Ish-rekordmeni botëror në garën e 100 metrave, Tim Montgomeri, duket se nuk po i largohet momentit të tij negativ. Sipas mediave amerikane, ai është arrestuar ditën e djeshme për shpërndarje heroine. Faktet e përfshirjes së tij në tregtinë e lëndëve narkotike kanë dalë në pah gjatë procesit që po zhvillohet në SHBA, ku ish-sprinteri akuzohet për falsifikim dhe përdorim të çeqeve të falsifikuara. Nëse akuzat do të vërtetohen, atëherë Montgomeri rrezikon të dënohet me katër vjet burg.