Del Piero, drejt barazimit të rekordit të Maldinit
Alesandro Del Piero do të barazojë rekordin e Paolo Maldinit, i cili ka luajtur në shtatë aktivitete madhore, nëse do të jetë me Italinë në "Euro 2008". Maldini është "axurri" që ka marrë pjesë në më shumë aktivitete me përfaqësuesen: tre Evropiane (1988, 1996 dhe 2000) e katër Kupa Bote (1990, 1994, 1998 dhe 2002). Legjenda e Milanit mund të kishte luajtur edhe në "Euro ‘92", por Italia nuk u kualifikua në fazën finale. Ndërkohë, duket se tekniku Roberto Donadoni ka vendosur ta marrë Del Pieron në Zvicër dhe Austri.