E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorenco, në garë edhe i dëmtuar

Spanjolli Horge Lorenco ka pësuar dje një dëmtim të rëndë në këmbën e majtë, pasi është rrëzuar gjatë provave të lira të Çmimit të Madh të Kinës. Fillimisht mendohej për një frakturë në kavilje, por më pas u bë e ditur se dëmtimi i tij është më i lehtë. Ndonëse doktorët e skuderisë Jamaha e kanë këshilluar që të qëndrojë pushim gjatë kësaj fundjave, është mësuar se Lorenco dëshiron të marrë pjesë në provat zyrtare dhe në garë. "Nëse do të garoj, do ta bëj mes lotëve", u shpreh doktori i Jamahas.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›