Del Potro eliminohet nga Australian Open

Kampioni i US Open, Juan Martin del Potro është eliminuar nga Australian Open, pas humbjes 5-7, 6-4, 7-5, 6-3 nga kroati Marin Cilic, në Melbourne. Cilic do të takohet me amerikanin Andy Roddick, pasi fitoi përballjen maratonike të rrethit të katërt pas katër orë e 38 minutave.
Bartësi i shtatë, Roddick mposhti kilianin Fernando Gonzalez pas pesë seteve 6-3, 3-6, 4-6, 7-5, 6-2. Ndërsa, Andy Murray shfaqi paraqitje të shkëlqyeshme kundër John Isner, të cilin e mposhti 7-6, 6-3, 6-2 duke siguruar kalimin në çerekfinale ku do të takohet me bartësin e dytë, Rafael Nadal, i cili fitoi pas katër seteve kundër Ivo Karlovic 6-4, 4-6, 6-4, 6-4.
Të femrat, ish-tenistja numër një në botë, Justine Henin ka kaluar në çerekfinale pas fitores së vështirë kundër Yanina Wickmayer 7-6, 1-6, 6-3. Henin tani do të takohet me Nadia Petrovan, e cila mposhti Svetlana Kuznetsovan. Dinara Safina ka dorëzuar meçin e saj kundër Maria Kirilenkos, e cila në çerekfinale do të takohet me Zheng Jie, që mposhti ukrainasen Alona Bondarenko.
Meshkujt:
Roddick - González 6-3, 3-6, 4-6, 7-5, 6-2
Cilic - Del Potro 5-7, 6-4, 7-5, 5-7, 6-3
Murray - Isner 7-6, 6-3, 6-2
Nadal - Karlovic 6-4, 4-6, 6-4, 6-4
Femrat:
Kirilenko - Safina 5-4 (dorëzim)
Zheng - Bondarenko 7-6, 6-4
Petrova - Kuznetsova 6-3, 3-6, 6-1
Henin - Wickmayer 7-6, 1-6, 6-3