Fitore e lehtë e Pejës

Peja ka fituar bindshëm të dielën mbrëma në Gjilan ndaj Dritës, në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.
Basketbollistët e rinj vendës nuk iu bënë ballë verdhezinjve, duke shënuar vetëm 47 pikë, e pësuar dyfishin. Befasia më e madhe e sezonit pranveror ndodhi në Vushtrri, ku Kosova e mposhti Trepçën me dy pikë avantazh, 75:73.
Big Brother Bashkimi kishte fituar me lehtësi ndaj Kolegjit Eurosporti në mesjavë, ndërsa ndeshja ndërmjet Bambit dhe Sigal Prishtinës, është shtyrë.
TechnoMarket Superliga – Xhiroja 15
Rezultatet
Drita-Peja 47:93
Kosova-Trepça 75:73
BB Bashkimi-K. EuroSporti 100:79
Bambi-Sigal Prishtina (u shty)
TABELA ND PI
1. S. Prishtina 15 29
2. BB Bashkimi 16 28
3. Trepça 16 28
4. Peja 16 24
5. Kosova 16 22
6. K. EuroSporti 16 20
7. Bambi 15 19
8. Drita 16 19