Trapattoni ia fal Henrys

Selektori i Republikës së Irlandës, Giovanni Trapattoni, ka thënë se e ka falur sulmuesin Thierry Henry për lojën me dorë, në ndeshjen e tyre vendimtare të play-offit për Kampionatin botëror.
Në nëntor, Irlandës iu mohua kualifikimi për garën e kësaj vere në Afrikën e Jugut pasi Henry kishte ndalur topin me dorë para se të asistoj në golin vendimtar të William Gallasit në lojën shtesë, që i mundësoi Francës të siguroj kualifikimin në bazë të fitores, me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Incidenti kishte zgjaur reagime të ashpra nga të gjitha këndet edhe pse komiteti disiplinor i FIFA-s përjashtoi mundësinë e sanksionimit të sulmuesit të Barcelonës. Trapattoni ka pranuar se e ka lënë ngjarjen pas tij dhe thotë se ndjenja e keqe ka kaluar.
“Zemërimi ka kaluar dhe ajo qfarë mbetet është shija e një paraqitje të mirë dhe pendimi që nuk kemi përfunduar në Afrikën e Jugut. Me luftën që kemi zhvilluar në kualifikime e kemi merituar. Por, e fali Henryn” deklaroi Trapattoni për mediat italiane.