Del makina nga rruga, vdes shoferi, plagosen 3 pasagjerët
FUSHE KRUJE-Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe te tre te plagosur është shënuar në këtë prag të ndërrimit të viteve ndodhur në aksin rrugor aksin rrugor Fushe Kruje-Milot. Autovetura tip benz teksa ecte me shpejtësi në superstradë drejt Milotit për pasojë të shpejtësisë ka humbur drejtimin dhe ka dalë jashtë rrugës duke fluturuar 8 metra larg. Per pasoje ka gjetur vdekjen e menjehereshme drejtuesi i automjetit Altin Kakami 30 vjec dhe jane plagosur tre shtetasit Genci Cakani, Klodian Cakani dhe Genci Berisha të moshës 23-24 vjec që ndodheshin në të njëjtin automjet. Tre te plagosurit jane përcjellë menjëhere në Spitalin Ushtarak në Tirane. Burime nga ky spital pohojnë se gjendja e tyre është ende e rëndë. Policia e cila mbërriti menjeherë në vendgjarje po heton per shkaqet e ketij aksidenti, qe paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për pasoje te tejkalimit të normave të shpejtësisë. (d.b/BalkanWeb)