E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del në ankand liqeni i Butrintit

Politikat për të nxitur rritjen dhe zhvillimin e peshkimit në vend kanë krijuar mundësinë për të nxjerrë në ankand liqenin e Butrintit. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave, referuar ligjit "Për peshkimin dhe akuakulturën" ka nisur procedurat për zhvillimin e tenderit, nga ku pritet që një pjesë e liqenit t‘i jepet një shoqërie private, e cila ofron një plan-biznesi më strategjik për rritjen e peshkut. Konkurrimi do të jetë publik dhe përfshin zonën ////////e Prita e Rrëzës në Butrint, brenda së cilës aktualisht po zhvillohet aktiviteti i zhvillimit të midhjes. Ministria tha për "Shqip", se biznesi i interesuar për këtë lloj aktiviteti duhet të paraqesë një plan-biznes 10-vjeçar, brenda të cilit duhen përfshirë edhe opsionet për një menaxhim të integruar të zonës në fjalë, si dhe për maksimalizimin e vlerës së prodhimit. "Një kusht tjetër po aq i rëndësishëm lidhet me eksperiencën e kompanisë private, e cila duhet të ketë një prodhim vjetor të deklaruar në organet tatimore jo më pak 100 kv peshk të zënë, nga ku qefull 70%, ngjalë 10%, krap dhe peshq të ujërave të ëmbla 15%, peshq të tjerë 5%. Shqipëria, edhe pse ka një bregdet të gjatë 315 kilometra, sektorin e peshkimit nuk e ka shumë të zhvilluar. Nga statistikat zyrtare të vitit 2007, konsumi mesatar i peshkut për çdo shqiptar është 13 kilogramë në vit, tregues tepër i ulët në krahasim me vendet e Mesdheut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›