E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë shqyrton kandidaturat e qeverisë për bordin e BSH

TIRANË- Ka nisur rreth orës 18:15 mbledhja e Komisionit të Ekonomisë në Kryesinë e Kuvendit. Pritet që gjatë kësaj mbledhje të shqyrtohen kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të propozuar nga qeveria. Ata janë Guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Elizabeta Gjoni, drejtuese e AMF dhe Petraq Milo, doktor i shkencave në fushën e financave.

5 prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të propozohen nga Kuvendi, 3 nga Këshilli i Ministrave dhe 1 nga Këshilli Mbikëqyrës.

Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në këtë komision Mimi Kodheli, u shpreh që në nisje të mbledhjes se ka shumë rëndësi përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Duke deklaruar se ekonomia shqiptare vuan nga mungesa e shifrave, Kodheli tha se nevojiten institucione të pavaruara, ndërkohë që akuzoi qeverinë se “kandidaturat e përzgjedhura prej saj janë bërë pa konkurencë”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›