Del në treg numri i parë i revistës shkencore "ECONOMICUS 1"
Revista "ECONOMICUS" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Evropian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve konkrete efektive në këto fusha", shkruan në shkrimin "Përse ECONOMICUS", prof.ass.dr Adrian Civici (kryeredaktor i saj), duke shpjeguar për lexuesit arsyen e daljes në treg të një reviste që synon të rrahë problemet ekonomike nën një vështrim tjetër, atë bashkëkohor dhe akademik. Sipas Civicit, ajo synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, angazhimin sa më të gjerë e konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë apo të huaj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko-social, financave publike dhe tregjeve financiare, zhvillimit social e territorial etj. Dje është promovuar dhe dalja në treg e numrit të parë të saj. Ky numër hapet me shkrimin "Sektori publik në udhëkryq", për të vijuar më pas me shkrime të tjera si "Evropa në kërkim të ekonomisë së dijes" nga dr. Gjergji Filipi, "Kapitullimi pa kushte i sektorit publik", i Henri Çilit, "Sektori publik-reformat komplekse që nuk duhen vonuar" nga prof.asos.dr Arben Malaj, "Shëndetësia -rruga e gjatë drejt së mirës" nga prof.asoc.dr. Eduart Harshova, "Evolucioni dhe sfidat e shtetit rregullator në Evropë" nga Burkard Eberlein etj.
Një vend të veçantë në këtë botim do të zënë dhe analizat për eksperiencat bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e politikave ekonomike e sociale, trajtimi teorik e aplikativ i ideve, debateve e politikave më të mira.
Një vend të veçantë në këtë botim do të zënë dhe analizat për eksperiencat bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e politikave ekonomike e sociale, trajtimi teorik e aplikativ i ideve, debateve e politikave më të mira.